Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur të jetë optimist që brenda këtij viti do të përmbyllet dialogu Kosovë-Serbi me arritjen e marrëveshjes finale ndërmjet këtyre dy vendeve.
Ai në një konferencë për media ka thënë se duhet lëvizur shpejt në këtë drejtim në mënyrë që Kosova të anëtarësohet në BE dhe NATO.
?Shpreh mirënjohjen për heqjen e çfarëdo preteksti që Serbia e ka shfrytëzuar për t?i ikur dialogut. Kosova në këtë proces është bashkë me SHBA-në dhe të gjithë aleatët. Duhet të lëvizim sa më shpejt në këtë drejtim?.
Ai ka kërkuar unitet të brendshëm në këtë proces në mënyrë që të lehtësohet puna e partnerëve ndërkombëtarë.
?Do të punojmë që të jemi sa më unik e të bashkuar. Ky vullnet e bashkëpunim i brendshëm garanton edhe marrëdhënie të mira ndërkombëtare?.
Dialogu Prishtinë-Beograd pritet të rinisë pas heqjes së masave të reciprocitetit ndaj Serbisë nga qeveria Hoti. Dialogu Kosovë-Serbi ishte nisur në vitin 2011 për t?u ndërprerë disa herë. Herën e fundit është ndërprerë pas taksës së vënë nga Qeveria e Kosovës në fund të vitit 2018.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/